110 vite nga vdekja e Petro Nini Luarasit

Sot shënohen 110 vite nga vdekja e Petro Nini Luarasit, mësuesit dhe veprimtarit të Rilindjes Kombëtare.

Petro Nini Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit. Më 1887 hapi shkollën e parë shqipe në Ersekë dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve.

Në vitin 1893 ishte mësues dhe drejtor i Mësonjtores Shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit.about:blank

Në veprën “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe përfolja e shqiptarit” ai mbrojti të drejtat e popullit shqiptar për kulturë kombëtare, duke e quajtur dijen dhe kulturën “shpirtin e mëmëdheut”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Luarasi mërgoi në Amerikë dhe u bë nismëtar i shoqërive patriotike “Malli i Mëmëdheut” dhe “Pellazgu”. Ishte delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit. Ai bashkëpunoi në organet “Bashkimi i Kombit”, “Drita”, “Kombi” dhe “Iliria”.

Për shkak të veprimtarisë patriotike, arsimore dhe shoqërore, Petro Nini Luarasi u përndoq nga Xhonturqit dhe Patriarkana e Stambollit. Vdiq i helmuar në Ersekë, më 17 gusht 1911.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights