10 rregulla për një vrapim sa më të dobishëm

Vrapimi është një aktivitet fizik që i jep njeriut më shumë se një stërvitje për trupin. Ai ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e gjendjes emocionale të tij. Kjo sepse vrapimi lëshon endorfinën në tru, duke e bërë njeriun më të lumtur dhe më energjik.

 

Vrapimi është edhe si një lloj meditimi nëse bëhet në mënyrën e duhur.

 

Është shumë e lehtë të bëhen gabime në vrapim, prandaj në këtë numër të revistës “Votra” do të tregojmë se çfarë duhet bërë dhe çfarë duhet eliminuar për një vrapim sa më të saktë.

1- Jepini kohë vetes, sidomos nëse jeni duke u përgatitur për një maratonë! Ajo duhet marrë si një punë e dytë ose ‘të arrish në fund duke vrapuar ngadalë’. Mos e filloni vrapimin me shpejtësi, sidomos në një vrapim të gjatë ose një garë! Qëndroni gjithmonë me grupin! Do të keni mundësi të dilni në krye kur ai të fillojë e të rrallohet.

2- Krijoni një zakon tuajin dhe mos e krahasoni veten me vrapues të tjerë, sepse mund të ndikojë në shkurajim ose edhe në mbivlerësim të vetes.

3- Edhe pse shumica e vrapuesve e kursejnë palestrën, përsëri është e nevojshme që çdo vrapues të ketë një trajner personal që ta drejtojë që të bëjë ushtrimet e duhura, prandaj nëse jeni të rinj dhe të paprovuar ose mendoni që vrapimi nuk po e jep rezultatin e duhur, mos hezitoni të kontaktoni një trajner profesionist!

4- Nuk duhet të vraponi më shumë se duhet! Është e domosdoshme që pas çdo dite vrapimi, të keni një ditë pushimi ku të merrni veten.

5- Është shumë e rëndësishme që të mësoni e të dalloni sinjalet që jep vetë trupi juaj. Prandaj kushtojuni vëmendje dhimbjeve, sado të lehta qofshin ato, sepse shumë shpejt mund të kthehen në një dëmtim serioz

6- Nuk duhet të përdorni ndryshimin e motit si shkak për të mos vrapuar. Mjafton t’i përshtateni kohës me veshje dhe të dilni jashtë. Por megjithatë mos u vishni trashë kur të jetë ftohtë. Mendoni të shtoni diçka të lehtë që mund ta lidhni në mes kur të nxeheni nga vrapimi! Gjithashtu, asnjëherë mos vishni diçka të re dhe të paprovuar më parë në një garë të rëndësishme sado e bukur dhe tërheqëse të jetë!

7- Një vrapues i kujdesshëm do të mësojë dhe do të lexojë para se të fillojë stërvitjen, por gjithmonë duhet pasur parasysh që jo çdo gjë që shkruhet dhe lexohet ka vlerë, prandaj është mirë të bëni një konsultim me një profesionist.

8- Nuk është e thënë që të hahet para çdo vrapimi. Madje vetëm nëse mendohet pjesëmarrja në një maratonë mund të hani diçka, herët e tjera nuk është e nevojshme që ta teproni me të ngrëna, dhe sidomos gjatë një vrapimi a një gare nuk duhet ngrënë asnjëherë!

9- Gjithmonë dijeni rrugën që do të bëni, sidomos nëse do të merrni pjesë në një garë ose do të vraponi herët në mëngjes ose natën vonë!

 

10- Dhe mos harroni se sado që vrapimi është punë dhe përkushtim, mos harroni të kënaqeni duke vrapuar, qoftë në një vrapim të thjeshtë, në një garë vrapimi ose maratonë, sepse vetëm atëherë do të arrini rezultatet e duhura!

Amela Harlicaj

2 Comments

  1. Appгeciating the hard work you put into your blоg and detaіled information you
    offer. It’s awesome to come across a blοg every once in a while that isn’t the ѕame unwanted
    rehashed mаterial. Wondeгful read! I’ve saved your site and I’m including your RSS feeds to my Goοgle aϲcount.

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*