10 arsyet kryesore pse pirja e duhanit është e dëmshme për ju.

Dr.Flamur Semaj MD

Ne të gjithë e dimë se pirja e duhanit është e dëmshme për ne, por jo të gjithë e dinë saktësisht se pse? 

E pra, këtu janë 10 arsyet kryesore që pirja e duhanit jo vetëm që mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh të renda, por gjithashtu mund t’ju vrasë.

Arsyeja 1: Pirja e duhanit është provuar shkencërisht të shkaktojë kancer

Të gjithë kemi dëgjuar për faktin se pirja e cigareve shkakton kancer. Por në qoftë se keni menduar se pirja e cigareve çon vetëm në kancerin e mushkërive jeni mjaft të gabuar. Pirja e duhanit gjithashtu çon në kancerin e hundës, gojës, fytit, laringut (ose kutisë së zërit), trakesë, ezofagut, stomakut, pankreasit, veshkave, fshikëzës së urinës, mitrës, palcës së eshtrave dhe gjakut. 

Habiteni se si ndodh? E pra, kur pini duhan, të gjithë procesin që nga momenti kur ju ndizni një cigare deri kur ju ta nxirrni tymin çon në disa efekte shumë të dëmshme dhe te disa prej nesh edhe pasoja katastrofike në trup. Gjatë djegies së cigares çlirohen rreth 41.000 kimikate të ndryshme, një përqindje e madhe e të cilave janë të njohura si kancerogjene (shkaktare të kancerit). Këto kimikate, të kombinuara me të nxehtin e tymit, çojnë në dëmtimin e materialit gjenetik të qelizave të caktuara të trupit dhe si rrjedhim në shumëzim të pakontrolluar të tyre që hap pas hapi çojnë në kancer.

Arsyeja # 2: Formimi i rrudhave të lëkurës dhe plakja e parakohshme

Ne përpiqemi me një numër mënyrash për të luftuar shenjat e plakjes, duke u drejtuar nga kremërat, te dietat ushqimore e deri edhe trajtimet kirurgjikale, por a e dini se në qoftë se ju lini duhanin ju në fakt mund të keni pakësuar rrathët rreth syve, rreth gojës, në qafë dhe shenjat e tjera të plakjes. Po, pirja e duhanit çon në problemet e shfaqjes së rrudhave (sidomos rreth syve dhe buzëve), të njollave, syve të fryrë, të turbullt, lëkurës së thatë dhe pa jetë. Kjo ndodh sepse kimikatet e pranishme në cigare shkaktojnë ngushtimin e enëve të holla të gjakut në lëkurën tuaj e si rrjedhim mosushqyerje të mjaftueshme të lëkurës me gjak, i cili përmban vitamina, oksigjen dhe lëndë të tjera ushqyese për lëkurën. Mungesa e qarkullimit të gjakut dhe e oksigjenit i shkakton lëkurës tuaj të duket e fishkur dhe e vdekur. Pra, në shumë mënyra ky proces çon në dëmtimin e përhershëm të fibrave lidhëse si elastinës dhe kolagjenit duke humbur elasticitetin dhe lëmueshmërinë e lëkurës dhe formimin e   rrudhave.

Arsyeja # 3: Dobëson zemrën tuaj, duke ju dyfishuar rrezikun e vuajtjes nga një sulm në zemër dhe infarktit

Sipas QKS (Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve), një duhanpirës ka dy deri në katër herë gjasa të vuajë nga sëmundje të enëve të gjakut në zemër, enëve të gjakut në tru dhe të arterieve që përcjellin gjakun në tru sesa një joduhanpirës. Për më tepër, njerëzit që pinë duhan kanë një rrezik 25 herë më të madh të vuajnë nga kanceri i mushkërive. Kimikatet e pranishme në tymin e duhanit ndikojnë në tërë përbërjen e gjakut tuaj duke e bërë atë më të trashë dhe më të prirur për formimin e mpiksjes së gjakut. Përveçse ajo gjithashtu shkakton ngushtim të enëve të gjakut, rrit presionin e gjakut (pasi ajo e bën zemrën tuaj të rrahë më shpejt), dhe të çon në formimin e pllakatës arteriale – duke rritur shanset tuaja për të vuajtur nga sëmundjet vaskulare dhe të zemrës.

Arsyeja # 4: Rrënon mushkëritë duke ulur qëndrueshmërinë dhe kapacitetin e mushkërive

Cigaret kanë një numër të madh të kimikateve, të cilat lënë një sasi të konsiderueshme të mbetjeve në mushkëritë tuaja, rrugët e frymëmarrjes dhe në të gjithë trupin tuaj në përgjithësi. E gjithë kjo mbetje helmuese përfundon duke bllokuar hapësirat ndërqelizore dhe labirintet e shumta që lidhin hapësirat e mushkërive tuaja, të cilat çojnë në probleme të rënda të frymëmarrjes dhe uljen e funksionit të mushkërive. Kjo mungesë e oksigjenit të freskët dhe e gjakut në pjesë të ndryshme të trupit tuaj shkakton lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje. Hulumtimet kanë treguar se pirja e duhanit mund të çojë në COPD (në sëmundjet kronike bllokuese të mushkërive), emfizema, bronkiti kronik (infeksion i rrugëve të frymëmarrjes), pneumoni, (infeksione të mushkërive), astma (sulm akut dhe shpeshherë vdekjeprurës i bllokimit të menjëhershëm të frymëmarrjes) dhe rrit rrezikun e atyre që vuajnë nga TB (tuberkulozi).

Arsyeja 5: Mund të shkaktojë ejakulim të parakohshëm dhe të ulë epshet seksuale

Një kusht i lidhur zakonisht me burra të moshuar, ejakulim të parakohshëm po shihet mjaft shpesh në meshkujt më të rinj që pinë duhan. Kjo është si rrjedhojë e uljes së rrjedhjes së gjakut, duke ulur ndjesinë në organin seksual mashkullor, sëmundjeve të parakohshme të zemrës dhe mungesë të qëndrueshmërisë. Të gjithë këta faktorë të vënë së bashku çojnë në mungesën e funksionimit të duhur të sistemit riprodhues të mashkullit, duke shkaktuar ejakulimin e parakohshëm. Përveç kësaj, hulumtimi i kryer në Universitetin e Arizonës ka zbuluar se pirja e duhanit ndikon drejtpërdrejt në dëshirën seksuale të një njeriu, qëndrueshmërinë dhe interesin e përgjithshëm për seks. Gjithashtu, një tjetër studim i kryer në Universitetin e Kentucky zbuloi se njerëzit që kanë pirë duhan kanë pasur një dëshirë të përgjithshme më të vogël për t’u angazhuar në aktivitetin seksual në krahasim me joduhanpirësit duke filluar edhe në moshat shumë të hershme, 20 dhe 30-vjeçare.

Arsyeja # 6: Është një shkak kryesor për mosfunksionimin e ereksionit

Nëse ju e keni pasur të vështirë për të pasur një ereksion të vonë, është e mundshme për t’u fajësuar vetëm te cigaret tuaja. Sipas një letre të botuar nga NHS në lidhjen midis duhanit dhe mosfunksionimit të ereksionit; pirja e duhanit çon në shtrëngim të enëve të gjakut që të çon direkt në pamundësinë për pasjen e një ereksioni (që nga pirja e duhanit që ul sasinë e gjakut që rrjedh në organin gjenital). Kimikatet e pranishme në cigare transformojnë mënyrën se si enët e gjakut zgjerohen rreth organit gjenital dhe mund të çojnë në formimin e pllakave ngushtuese në arterie, në uljen e sasisë së gjakut që rrjedh në organin gjenital gjatë eksitimit. Për më tepër, nikotina është e njohur të ndikojë në enët e gjakut që furnizojnë drejtpërdrejt organin gjenital, duke e bërë të vështirë për ju që të keni dhe të mbani një ereksion.

Arsyeja 7: I bën kockat e brishta

Një numër i madh studimesh kanë zbuluar se pirja e duhanit çon në humbjen e densitetit të kockave duke rritur sasinë e kalciumit që humbet nga kockat. Kjo humbje e densitetit të kockave të çon në fillimin e hershëm të osteoporozës (sidomos në gratë që pirja e duhanit ndikon në sasinë e estrogjenit të prodhuar), dhimbje kyçesh dhe madje edhe humbjen e dhëmbëve për shkak të humbjes së tepërt të densitetit të kockave në nofulla. Ky faktor gjithashtu ju vë në rrezik të vuani nga thyerje të shpeshta dhe shërim të ngadalshëm të lëndimeve.

Arsyeja # 8: Krijon njolla të përhershme te dhëmbët tuaj

Cigaret përmbajnë tar (përbërje qymyri), një kimikat që vesh dhëmbët duke u dhënë atyre një nuancë të verdhë. Ky tar është vështirë për t’u pastruar me furçe dhe zakonisht formojnë njolla të përhershme te dhëmbët e duhanpirësit. Përveç kësaj gjithashtu vret bakteret e mira në gojën tuaj, rrit sasinë e pështymës së sekretuar dhe shkakton një sasi të lartë të formimit të gurëve mbi dhëmbët tuaj.

Arsyeja 9: Shkakton frymëmarrje të keqe

Kjo jo vetëm që ka të bëjë me “frymën duhanpirësit” zakonisht e njohur, por në disa raste mund të çojë në frymëmarrje të rëndë dhe të keqe të vazhdueshme. Përveç vrasjes së baktereve të mira në gojën tuaj, pirja e duhanit është e njohur edhe si shkaktare e problemeve me tretjen, infeksionet në fyt dhe e ndërtimit të kimikateve brenda zgavrës së gojës (fyti i sëmurë dhe stomaku janë ndër arsyet kryesore për frymën e keqe, përveç higjienës së dobët orale). Pirja e duhanit jo vetëm që shkakton në një gjendje si lloj myku në gojë, por edhe të çon në një gjendje tjetër që quhet “qiellza e duhanpirësit'(ku qiellza e gojës është e mbuluar me mbetje të cigareve, duke çuar në formimin e njolla të vogla të kuqe në qiellëz), e cila është një nga arsyet kryesore për frymëmarrjen e keqe.

Arsyeja 10: Duhanpirja mund të bëjë që ju të shkoni drejt verbërisë

Ju që keni menduar se pirja e duhanit ndikon vetëm te mushkëritë tuaja? 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights