Shtëpia shkollore e fëmijës Shkodër

Shtëpia shkollore e fëmijës në Shkodër është një institucion rezidencial që do të thotë se fëmijët qëndrojnë 24 orë.
29 fëmijë të grupmoshave nga 6-18 janë jetimë biologjikë dhe social – ekonomikë. Këtyre fëmijëve u ka vdekur njëri apo të dy prindërit dhe nuk ka kush të kujdeset për ta. Gjithashtu ka fëmijë të marrë në mbrojtje me vendim gjykate nga ana e institucionit sepse janë gjendur në rrugë duke kërkuar lëmoshë, duke fjetur në asfalt, si dhe fëmijë të dhunuar psikologjikisht ose fizikisht nga prindërit.
Për disa fëmijë bëhet deklarimi i braktisjes nga prindërit dhe institucioni bëhet kujdestari ligjor i tyre. Më pas i bëhet kërkesë Komitetit të Birësimit që të gjendet një familje tjetër për ta.
Nga institucioni mbulohen të gjitha nevojat e fëmijëve që nga kujdesi fizik, shëndetësor, psikologjik e deri tek veshmbathja. Por ajo që këta fëmijë kanë nevojë është dashuria, koha që u përkushtohet, vëmendja dhe përkujdesja ndaj tyre.

Bëhu heroi i një fëmije!

Senida Kiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights