Prindërimi me bazë frikën dhe pasojat tek fëmijët

Prindërit, në jetën e tyre, shpesh diskutojnë si duhet të sillen me fëmijët që të mund të realizojnë një edukim të mirë. Diskutohet shpesh se cili është më i përshtatshëm, prindërimi me bazë frikën apo ai pozitiv. Le t’i analizojmë të dy llojet e prindërimit.  

Prindërimi me bazë frikën shpesh shihet si sinonim i prindërimit shqiptar. Shumë njerëz në komunitetin tonë bëjnë shaka me faktin që prindërit do t’i gjuanin me shapka nëse bënin naze ose silleshin keq. Im shoq bën shaka me faktin se babai i tij kishte nevojë vetëm ta shikonte në sy dhe ai bashkë me vëllezërit e motrat e tij do të ishin në sekonda  lart në shtrat.  Prindërimi ibazuar në frikën mund të duket komik në vitet e sotme, por, nganjëherë njerëzit e përkrahin. Shpesh na thuhet se fëmija duhet të ketë frikë, të paktën njërin prej prindërve. Fatkeqësisht, kjo mund të ketë pasoja në mirëqënien mendore dhe emocionale të fëmijëve tanë kur të rriten.

Një nga problemet që mund të ngrihet nga prindërimi me bazëfrikën është mungesa e sinqeritetit mes fëmijës dhe prindit. Nuk ka qenë kurrë më kritike dhe e nevojshme se sot, në epokën e teknologjisë, që fëmijët tanë të jenë të sinqertë me ne. Kjo nuk do të ndodhë se ata duhet të na kenë frikë. Fëmijët do ta gjejnëveten në situata të vështira gjatë rritjes dhe është e detyrueshme që ne të jemi gjithmonë aty, që ata të mund të vijnë tek ne, kur ato situata ndodhin.

Nga prindërimi me bazë frikën mund të ndodhë grumbullimi imërisë  dhe inatit, që është dukuri e ngjashme me një incident gjatë zemërimit në rrugë. Imagjinoni sikur një SUV masiv iu parakalon, gati duke iu përfshirë në një aksident.  Ju reagoni, bërtisni, shani. N doshta dhe e ndiqni personin që t’i tregoni nëpërmjet gjesteve, jo edhe aq korrekte e të sjellshme, se veprimi i tij iu ka zemëruar.  

Imagjinoni që fëmija juaj është në sediljen prapa dhe sheh inatinqë shpërthen te  ju; kjo është sjellja që ai do të marrë. Në situata ku fëmija juaj sillet keq, ju mund të reagoni në një mënyrë tëngjashme. Tani imagjinoni fëmijën tuaj, duke e mbartur këtëzemërim gjatë  rritjes,  duke e përdorur në situata të  ndryshme si zemërimi në rrugë, debate e të tjera. Do ta marrin me vete edhe kur të jenë të rritur dhe të bëhen prindër vetë. Të gjithë e dimëthënien: “Zakonet e vjetra hiqen vështirë, por duhet që të paktën të përpiqemi t’i heqim”. 

Do të ketë njerëz që nuk do të bien dakort me mua. Nuk e kam problem, megjithatë, dua të sqaroj faktin që unë po përkrah mungesën e disiplinës. Për vete jam një arsimtare dhe e kam parë ndryshimin e sjelljes së studentëve dhe nxënësve ndaj më tërriturve apo të moshuarve. Le të bëjmë një kalim nga prindërimi me bazë frikën tek prindërimi pozitiv. Nëse unë jam duke ecur nëpër Target me fëmijën tim 4 – vjeçar dhe vajza ime vendos qëtë shpërthejë me  të bërtitura në mes të dyqanit, mund të reagoj në dy mënyra. T’i kërkoj me një zë të rreptë e me ton të lartë, të shoqëruar edhe me ca kërcënime që ajo të ngrihet në këmbë. Kjo mund të japë efekt. Po a do të ndihet ndonjëra nga ne më mirëpastaj? Gjëja tjetër që unë mund të bëj dhe që akoma po mundohem t‘a zotëroj si duhet, është të mundohem t’a kuptoj. Përse është e mërzitur? Në momente zemërimi, trishtimi apo ankthi njerëzit, të rinj apo të vjetër, shpërthejnë. Jo shumë kohëmë parë, vajza ime shpërtheu në të qara e të bërtitura. Unë arrita që ta kontrolloj dhe t’a kuptoj. E pyeta me butësi se çfarë ndodhi dhe në ishte mirë. Ajo më tha që ishte e trishtuar dhe e lënduar. Ishte mirë. E dija. Ama, bëra sikur asaj me të vërtetë i duhej ngushëllim dhe sapo u qetësua i shpjegova që të bërtasësh nuk është një gjë që duhet bërë. Zemërimi zgjati më pak se njëminutë. Ajo më tha që ndihej më mirë dhe një orë më vonë, erdhi tek unë ndërkohë që po laja enët dhe më tha që më donte. Kjo situatë a do të sigurojë sjellje më të mirë? Ndoshta. Ndoshta jo, por diçka është e sigurt se kjo situatë e përmirësoi marrëdhënien tonë. Ajo u ndje e dashur dhe e sigurtë, ndjeu se dikush e kuptonte. Ushqyerja e një ndjenje pozitiviteti në mes nesh do ta bëjë më të lehtë reagimin pozitiv nga ana e saj, kur unë t’i shpjegoj që ajo nuk mund të sillet në një mënyrë të caktuar. Nuk do të kem nevojë të bërtas.  Do të flas me të dhe shpresoj që do të më kuptojë, pasi fjalët nuk do të burojnë nga zemërimi, por nga ndjenja e sigurisë, dashurisë dhe arsyes.

Autorja : Fatmire Gjonbalaj Marke  

Përktheu: Griselda Marku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights