Lëkurë të bukur e të mbrojtur nga dielli

Vera e nxehtë me diellin përvëlues e la lamtumirën për këtë vit, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të ndaloijmë së përdoruri krem mbrojtës ndaj diellit. Edhe më tej, ne duhet të vazhdojmë ta ruajmë lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit me një krem me SPF sa më të lartë, edhe pse nuk jemi duke pushuar në rërë apo notuar në oqean.

Meqë në punë kërkohet lekurë me shkëqim dhe e mirëmbajtur, ekziston një mënyrë për ta bërë të padukshëm kremin mbrojtës, kur jemi përjashta, duke shijuar ditët e bukura të vjeshtës. 

Për këtë qëllim përziejmë pak krem me mbrojtës nga dielli, që krijon mundësi si për ushqimin e lëkurës edhe për mbrojtjen e saj, ashtu dhe për mbulimin e fshehjen e çdo parregullsie në fytyrë.

Çfarë mund të jetë më e bukur se një fytyrë rrëzëllitëse! 

Sava Hysaj

@SavaPh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Verified by MonsterInsights